E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5”. Si e sheh ajo lojën e banorëve?
Pjesë nga intervista:
Si e komenton lojën e Mirit?
Miri është tronditur pak për faktin se Selin ka një lloj shkëputje për tek Gimbo. Ai i prekur ishte, se e pamë edhe nga bisedat. Mirin e shoh që do të rrijë akoma i afruar me Selin, i dhemb që është larguar. Unë mendoj që Miri ka një lloj simpatie për të.
Mendon se është distancuar pak pasi dëgjoi deklaratat e babait të Selin në Kutinë e Pandorës?
Aty brenda është tjetër gjë, se je 24 orë me njëri-tjetrin. Nëse ty të shijon të kalosh kohë me një individ, siç i shijon atij të rrijë me Selinën, ti mund të rrish 1 ose 2 ore larg, por 2 orë është shumë në “Big Brother”. Do bashkohen një moment në darkë dhe i kapë kamera. Selin është një nga lojtaret më të forta për momentin. Është dhe e qetë, di të bëjë debat. /TAR/



