I ftuar sot në emisionin “Big  Brother Radio” ka qenë Stenaldo Mëhilli. Ish-banori që përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmë në Big Brother VIP 5 pas një nominimi shumë të fortë ‘kokë më kokë’ me Mateon. Në Top Albania Radio ai zbuloi më shumë detaje nga eksperienca e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe ka sqaruar disa nga situatat më të komentuara me banorët e tjerë.

Stenaldo tregoi se në shtëpi ka disa banorë që duhen vlerësuar ku veçoi Malin dhe ka gjithashtu edhe disa banorë me të cilët debati ishte gjithmonë kryesori, i pashmangshëm. Ai shpjegoi gjithçka duke thënë:

Me shumë të tjerë kryesisht debati ishte prej një provokimi të tepruar shpeshherë nga ana e tyre që dukej sikur duhet të bëjmë debat sepse po nuk e bëmë nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër. Big Brother është një garë televizive dhe çfarë është televizive është edhe show. 

Por unë pata fatin e keq që në Big Brother të bëja njerëz që brenda shtëpisë i quaj armiq dhe thellësisht të padëshiruar jashtë shtëpisë. Përballjet e mia me Rogertin përshembull kanë qenë gjithmonë në limitet e njerëzores jo në limitet e garës dhe unë vetë jam ndjerë gati-gati i fyer nga fakti që nganjëherë i gjeja disi të anashkaluara përballjet që tejkalonin normat njerëzore.

Njëlloj kanë qenë dhe ato me Mirin, i cili e kishte të vështirë shumë që t’ja përplasje të vërtetat në fytyrë dhe t’i tregoje vazhdimisht atë që kishte bërë ai në Big Brother, mënyrën se si ai ishte qasur. Atë që unë e kam quajtur abuzim me rastin Selin, e cila patjetër luajti dhe patjetër përfitoi. Por patjetër që është gjysma e moshës së Mirit dhe patjetër që duhet të ishte ai personi që kur u përball me një Kuti Pandore të bënte një hap të fortë dhe distant nga ajo vajza. Në vend që të bënte këtë ai u vërtit derisa u fut edhe në akuarium dhe kurrë nuk mori asnjë përgjegjësi për qëndrimet e tij. 

Në vend të kësaj zgjodhi që të kapej me mua për fjalë të kota që unë nuk i kisha thënë, e përsëris dhe tani i kam thënë: “Burrë i paaftë për të kuptuar prespektivën e një babai tjetër.” Nëse i kam thënë fjalën baba përpara është një ngatërresë, lapsus. Miri është treguar fyes dhe shpeshherë edhe i dhunshëm…