I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Pashe Sana, për të folur më shumë për ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5” si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Pjesë nga intervista:

Si e komenton deklaratën bombë të Keijsit ku tha se Miri porosiste lule për dashnoret e tij tek dyqani i Stelinës?

Për sa kohë që ai nuk solli asnjë fakt, nuk mund ta themi që e ka bërë apo jo. Edhe mund ta ketë bërë, mund t’i ketë dërguar lule dhe mamasë së tij. A ka qenë ai aty në dyqanin e Stelës kur Miri i ka porositur? Si e ka emrin ajo? Për kë i ka porositur? Sot lexova që ai ka porositur trëndafila për një zonjë në moshë që e vlerësonte dhe e respektonte. Pra, kush është e vërteta, që ia porosiste dashnores apo një zonje në moshë që ka një ndjenjë respekti? Janë lajme në rrjete sociale dhe nuk e vërtetojmë dot. Por kishte folur Stelina me Mirin mbrëmë, që i kishte për atë zonjën në moshë. Por nuk kemi si ta dimë.

A i beson Keijsit?

Deri diku. Jam me mendimin që ku ka zë, nuk është pa gjë. Nuk e dimë. Nuk i besoj 100% por dhe mund të ketë diçka, sepse Miri nuk është shumë i prerë që ka një familje dhe d të respektohet për këtë gjë. Por Miri këtë sjellje ka me të gjitha vajzat aty. /TAR/