I ftuar në emisionin “Pardon My French” sot me Jonida Aliçkollin ka qenë finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nëse do të hynte Landi në Big Brother VIP a do të bënte Miri të njëjtin tifozllëk për të?

Unë të mundohesha ta bëja, por si e bën ai unë se bëj dot kurrë. Është një njeri fantastik dhe e falenderoj kështu publikisht. Por unë nuk jam njeri që dal dhe flas për njerëzit në publik sepse unë i dua ata njerëzit për veten time, ia them në sy dhe mbaron aty çdo gjë. Unë dua që Landin ta përshëndes shumë dhe ta falenderoj përjetësisht për atë që ka bërë për mua sepse nuk ka qenë e lehtë dhe ka qenë një nga njerëzit që më ka suportuar më shumë nga të gjithë njerëzit e tjerë. Sigurisht që ka pasur edhe njerëz të tjerë, por Landi ha bukë veç.

Më tej ai theksoi se:

Atë që vuaja unë në shtëpi ai e vuante jashtë, ai e ka pasur edhe më të vështirë sepse është përballur me shumë situata jashtë kurse unë kisha çfarë kisha por ishte aty brenda. E mendoja gjithmonë që unë përballem këtu, ai përballet jashtë.