E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë Shqipe Hysenaj për të folur rreth ngjarjeve më të komentuara që kanë ndodhur së fundmi, e një ndër to siç është edhe Reality Show më i famshëm Big Brother Vip. Shqipja ka bërë komente për secilin nga banorët e BBVIP ja si është shprehur ajo…
Kasti që ka zgjedhur produksioni i Big-ut mua më kanë pëlqyer që në fillim të them të drejtën. Ndonjëherë janë pak të stepur dhe nuk e kuptoj pse por mendoj se kanë shumë për të dhënë.
Ka ndonjë lojtar të preferuar Shqipja?
Në fillim kam disa të preferuar Selin, Brikena. Mateo mund të jetë djalë i mirë por nuk më pëlqen kjo marrëdhënia që ka me Brikenën më duket ‘fake’ më stabël më duket marrëdhënia e Selin me Gimbos ose këtë nuhas unë, mbase mund të jem edhe gabim. Më pëlqen Selin, Rogerti po të mos kishte këtë gjuhën vulgare krijon dinamika. E ka zbehur pak këtë lojën e Mirit, por unë edhe pse e sulmoj duhet ta them Miri e nisi gjithë lojën në atë shtëpi. E nisi me Selin është lojë e gabuar as mua nuk më ka pëlqyer loja e tyre. Jam e sigurt që Selin nuk ka pasur ndjenja kurse nga Miri ka pasur një pëlqim nga ana e tij. /TAR
