I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Armir Tola, biznesmen dhe njëkohësisht ish-banor i “Big Brother VIP 5”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por jo vetëm kaq…

Pjesë nga intervista:

Pse u bëre pjesë e “Big Brother VIP”?

Unë në jetë kam pasur qejf që të provoj vetëm gjëra të reja dhe thashë me vete që një nga gjërat që nuk kam provuar në Shqipëri është “Big Brother”. Më thonin gjithmonë që është një nga eventet më të larta, më me presion dhe realisht qëlloi që ishte ashtu. Unë kam provuar shumë gjëra në jetë, por ta dinë të gjithë që të futesh në “Big Brother” është gjëja më e vështirë që mund të bëj ndonjëherë.

Si përfundove nga ‘shkatërrues’ që mendoje se do ishe aty brenda, duke gatuar në kuzhinë për të tjerët?

Më vjen shumë çudi për ata banorët aty. Unë nuk e di çfarë hanë jashtë (qesh). Aty brenda edhe makaronat nuk dinë t’i bëjnë mirë. Shumica hanë disa biskota, hanë patatina. Ata edhe bukë nuk dinë të bëjnë. Miri është katastrofë urbane. Miri lë qytetarët pa bukë po të jetë kryetar Bashkie. Duhet të kenë nja dy javë pa ngrënë, që kur ika unë. /TAR/