Teksa Selin ndodhet në shpellë, Gimbo shkon herë pas here që të komunikojnë përmes derës. Në një moment banorja i tha atij që Miri ua ka dhënë bekimin.

Kur Gimbo e pyet nëse kanë ngelë për bekimin e këngëtarit, balerina thotë: “Jo, është thjesht ironi se Miri nuk t’a jep bekimin sot e 100 vjet”.

Më pas Gimbo i thotë banores se është vajzë shumë e mirë dhe shton:

“E qoftë kësmet me të çuar me tupana në Kosovë”.

Pjesë nga biseda:

Gimbo: Ça më the më herët?

Selin: Për dritat?

Gimbo: Jo, diçka me bekim. Cili bekim?

Selin: Miri

Gimbo: Po

Selin: Na e dha bekimin

Gimbo: Pse në bekim të Mirit kemi ngelë unë e ti?

Selin: Jo, është thjesht ironi se Miri nuk t’a jep bekimin sot e 100 vjet, as ty e as mua

Gimbo: E di. Selin

Selin: Hë zemër

Gimbo: Shumë, shumë të kam çikë të mirë. Unë e di se je shumë e mirë. E qoftë kësmet me të çuar me tupana në Kosovë

Selin: Qyqja Gimbo u çmende

Gimbo: Po qoftë kësmet

Selin: Vëllai i Madh po bën shaka.