Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor “West Side Family”, ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, Miri, i cili është banor i “Big Brother VIP 5”.

Landi ndau për publikun bisedat me Mirin, para se të futej në shtëpinë më të famshme në shtëpi, ndërsa shtoi se është duke e ndjekur vazhdimisht dhe madje ka bërë abonimin e Digitalb për të parë mikun e tij.

Në një moment gjatë intervistës, Sidorela Gjoni u ndal te fakti se për momentin Miri është banori i vetëm mashkull që ndan krevatin me një vajzë.

Pjesë nga biseda:

Sidorela: Nuk e di ku i ra Mirit kjo për risk, të ishte i vetmi nga banor që do flinte me një vajzë”

Landi: Ishte pjesë e lojës

Sidorela: Nuk është problem

Landi: Edhe unë do ta bëja patjetër. Edhe ai e mori me sportivitetet. Madje e mori me aq sportivitet sa e vuri vajzën në konfort, për t’i thënë që ai në siklet jam unë. kjo është pjesë e lojëse. Nëse ka gjëra që e tejkalojnë, është shumë i kthjellët, shumë i qartë, shumë Miri.