Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nga festa pas përfundimit të këtij reality-show. Ata kanë zbuluar shumë detaje dhe kanë rrëfyer më shumë për rrugëtimin dhe përjetimin e tyre në BBV5.
Në një intervistë të shkurtër, Miri u shpreh se pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother ndihet shumë mirë dhe se është i kënaqur me atë që ka përjetuar përgjatë rrugëtimit.
Ndihem shumë mirë, po kuptoj edhe disa gjëra të tjera se çfarë ka ndodhur kur unë isha brenda. Jam shumë i kënaqur me atë që kam përjetuar.
Me cilin nga banorët nuk do të flasë më Miri pas përfundimit të Big Brother VIP?
Me ata që nuk duhet të flas.
