Miri, ish-banori i “BBV”, ka folur së fundmi për ndryshimet që ka sjellë pjesëmarrja e tij në këtë format në jetën familjare. I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ai iu përgjigj pyetjes për raportet familjare pas Big Brother. “Me thënë të drejtën, nuk është e njëjta situatë. Jo se kishim një marrëdhënie tjetër dhe tani kemi një tjetër, por kjo ndjesi pas Big Brother-it ka qenë më e bukur. Gjithçka është bërë më publike, jemi në syrin e vëmendjes së njerëzve dhe kjo e bën edhe më emocionale e dinamike”, u shpreh Miri.
Ai tregoi se tashmë vëmendja e publikut nuk është drejtuar vetëm ndaj tij, por edhe ndaj bashkëshortes dhe vajzës. Sipas tij, shpesh njerëzit u kërkojnë fotografi së bashku, gjë që e bën të ndihet mirë dhe i vlerësuar.


