Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Greta, e cila u eliminua mbrëmjen e djeshme për shkak të fjalorit që përdori ndaj Juela Nikollit, i kërkoi falje familjes së banores. Por shtoi se, edhe familja e saj është ndjerë e ofenduar për fjalë që janë thënë drejt saj.
Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja foli edhe për raportin që ka pasur Armir Shahini me Selin Bollat, ku u shpreh kunata nuk ndjen asgjë për banorin, por që këtë gjë e ka bërë për lojë.
Ndërsa për Mirin, Greta është shprehur se ai i afronte të gjitha vajzat e shtëpisë dhe se ai ka një lloj tërheqje ndaj tyre.
“Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për lojë dhe shumë mirë e ka bërë, edhe i kanë ardhur rrethanat që është futur në një vorbull nga e cila s’ka dalë dot. Miri ka një tendencë që t’u afrohet femrave të shtëpisë, ka një tërheqje dhe ka disa persona që nuk janë të plotësuar në jetë. Të gjitha gjestet edhe veprimet aty sillen”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP 5”.



