Ditën e djeshme, Kristi si lider i shtëpisë së “Big Brother VIP 5” bëri një zgjedhje të rëndësishme. Ai kishte të drejtë që një banor të ‘shpellës’ t’a zëvendësonte më një banor tjetër të shtëpisë. Dhe ai kaloi Mirin nga ‘shpella’ dhe ktheu Gimbon në shtëpi.

Mateo që ndodhet së bashku me Selin në ‘shpellë’ e pyeti atë se si ndihet që Miri shkoi aty. Banorja u shpreh se nuk e kishte marrë malli dhe se do donte që të qëndronte Gimbo aty.

“Që Mirit iu bë qejfi që erdhi, i ishte stampuar buzëqeshja në fytyrë, se kisha pa ndonjëherë ashtu”, u shpreh më pas Mateo.

Pjesë nga biseda:

Selin: Normale që u gëzova, jo për qetësinë time, po për lojën e Gimbos

Mateo: Po që erdhi Miri si ndihesh?

Shëndriti: Ka nevojë edhe Miri për situata

Mateo: Si ndihesh që erdhi Miri?

Selin: Loja e Kristit, Kristi e gjykon dhe do ta stisi

Mateo: Ore si ndihesh ti personalisht që erdhi?

Selin: Nuk më kishte marrë malli jo

Mateo: A duhej që të kishe qëndruar Gimbo?

Selin: Normale që do doja të kishte qëndruar Gimbo, ça pyetje

Mateo: Që Mirit iu bë qejfi që erdhi, i ishte stampuar buzëqeshja në fytyrë, se kisha pa ndonjëherë ashtu

Livia: Ai tha shyqyr që zgjodhët Kristin

Mateo: Nuk e kisha pa ndonjëherë aq të lumtur Mirin.