Aktori i njohur, turk Serhat Mustafa Kiliç, është gjetur pa shenje jete në apartamentin e tij në lagjen Kagithane të Stambollit.

Mediat turke shkruajnë se, 51-vjeçari u gjet në dhomën e ndenjes, pasi e dashura e tij ishte shqetësuar për faktin se nuk kishte mundur të kontaktonte me të prej disa ditësh.

Ajo e gjeti të palëvizshëm në divan dhe njoftoi menjëherë policinë dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen.

OYUNCU SERHAT KILIÇ’IN VEFATI “ŞÜPHELİ ÖLÜM” OLARAK DEĞERLENDİRİLDİ KILIÇ’IN EVİNDE UYUŞTURUCU MADDE ELE GEÇİRİLDİ
O

Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. E dashura e aktorit u ka deklaruar autoriteteve se Kiliç vuante nga limfoma, ndërsa disa media raportojnë se ai kishte pasur edhe probleme me gjëndrën tiroide.

Megjithatë, nuk ka ende konfirmim zyrtar se ndonjë prej këtyre problemeve shëndetësore ka shkaktuar vdekjen.

Hetuesit kanë vënë re gjithashtu disa mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë zonën rreth syve, krahët dhe këmbët. Nga të dhënat e para nuk janë konstatuar plagë të hapura, prerje apo shenja të qarta të një dhune fizike.

Ndërkohë mediat turke kanë publikuar disa fotografi të realizuara brenda banesës së 51-vjeçarit.