Vdekja e mistershme e aktorit 37 vjecar Yu Menglong ka pushtuar prej javësh mendjen e publikut kinez. Muajin e kaluar, u përhap me shpejtësi të rrufeshme lajmi se trupi i tij i dërrmuar ishte gjetur në tokë, përpara një pallati shumëkatësh. Policia nxitoi ta quante “një vdekje aksidentale”, pasojë e një konsumi të tepruar të alkoolit në një festë. Por shumë pikëpyetje e rrethuan që në fillim këtë vdekje. Dritarja e banesës nga ku pretendohej se kishte rënë 37 vjecari, pervecse një parvazi mjaft të lartë, ishte e mbulur dhe me një rrjetë e cila zor të çahej.

Në TikTok qarkulluan video të pakonfirmuara që pretendohet se tregonin momentet e fundit të aktorit, ku dukej se dikush e mbante të varur në dritare teksa ai bërtiste e lutej për ndihmë. Pamje të aktorit të ndjerë, që po qarkullojnë pa reshtur tani së fundmi, tregojnë se në disa raste ai kishte shenja abuzimi në trup, të cilat përpiqej t`i mbulonte dhe dukej shumë i trembur.

Në një rast pretendohet se gjatë një komunikimi me publikun iu dorëzua një letër ku shkruhej: “Je shumë i pashëm” dhe ai buzëqeshi. Por kur e ktheu letrën, në pjesën e pasme thuhej: “Kukull njerëzore”, çka bëri që t`i ngrinte buzëqeshja e tmerri të pushtonte sytë e tij. Teoritë e konspiracionit kanë pushtuar rrjetin. Disa prej tyre e lidhin vdekjen e Yu Menglong me Muzeun e Artit në Pekin. Sipas një raporti të Vision Times, trupi i yllit të filmit The Legend of The White Snake nuk është djegur sic u pretendua në fillim. Konspiracionistet insistojne se ai është përdorur për një lloj rituali satanik nga njerëz të pushtetshëm, është trajtuar me formalinë dhe më tej, i është nënshtruar një plastifikimi biologjik.

Në një përditësim tronditës lidhur me vdekjen e aktorit kinez, një videoklip i ri është shfaqur në internet që dyshohet se tregon aktorin e ndjerë të johur ndryshe edhe si Alan Yu, duke u transportuar në një thes të zi. Agjencia e menaxhimit të aktorit 37-vjeçar, Tianyu Media, është vënë gjithashtu në radarin e përdoruesve të rrjetit pasi u zbulua se të paktën nëntë artistë të tjerë të lidhur pikërisht me këtë kompani, kanë “vdekur ose janë zhdukur” gjithashtu në rrethana tepër të dyshimta.