
“Ça me bo” është projekti që riktheu në tregun muzikor këngëtaren e njohur, Genta Ismajli. Kjo e fundit ka bashkëpunuar me Marselin, i cili e shoqëron edhe në videoklip.
Në klip, Genta shfaqej mjaft joshëse dhe si gjithmonë e kuruar në detajin edhe më të vogël. Ndërkohë kënga duket se është pritur mjaft mirë nga fansat pasi në kanalin e “Youtube” ka marrë miliona klikime.

Madje duket se “Ça me bo” po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare. Genta ka zbuluar përmes një postimi në “Instastory” se kënga e saj është renditur e para në listën e projekteve “Trending” në Zvicër.
Ndërsa nga ana tjetër, sa i përket jetës private, Genta Ismajli është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta, me të cilin ndan herë pas here foto e video në rrjetet sociale duke treguar kështu se sa e dashuruar është.


