Angela Lipps, një grua 50-vjeçare nga Tennessee dhe nënë e tre fëmijëve, kaloi gati pesë muaj në burg pas një gabimi të inteligjencës artificiale në sistemet e njohjes së fytyrës. Policia në Fargo, North Dakota, e identifikoi gabimisht atë si të dyshuar për mashtrim bankar.
Lipps u arrestua në shtëpinë e saj në Tennessee nga marshalët amerikanë, nën kërcënimin e armës, ndërsa po kujdesej për katër nipër e mbesa të vegjël. Ajo u dërgua në burg si e kërkuar nga drejtësia në North Dakota.
“Ishte aq e frikshme sa ende e shoh atë moment në kokën time, vazhdimisht. Nuk kam qenë kurrë në North Dakota dhe nuk njoh askënd atje”, tha Lipps.
Sipas dokumenteve gjyqësore, policia në Fargo përdori një program të njohjes së fytyrës për të identifikuar personin në pamjet e kamerave të sigurisë. Programi e identifikoi atë si Angela Lipps. Megjithatë, të dhënat bankare tregonin se në kohën kur ndodhi krimi ajo ndodhej rreth 2,000 kilometra larg vendit të ngjarjes.




