Luizi Ejlli dhe Kiara Tito duket se kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët mes tyre, pas debatit të tyre si pasojë e komenteve që moderatorja mori në prime nga opinionistët.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur iu drejtua asaj duke thënë se fjalët e saj vlejnë shumë, ndërsa konfliktet e fundit me banorët e tjerë bëjnë që vetëm te ajo të ketë besim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Për mua je më e rëndësishmja këtu brenda dhe do jesh edhe jashtë. Mjafton vetëm 1 fjalë e jotja”, tha Luizi, të cilit Kiara iu përgjigj që nuk i kushton rëndësi momentit.

Gjatë kësaj bisede, këngëtari i kërkoi moderatores që t’i thoshte nëse diçka mund të funksionojë mes tyre. Përgjigja la vend për Ejllin, që të vazhdojë me këmbënguljen e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Të thashë nuk jam e sigurt”, tha Tito që i jep akoma Luizit mundësinë për të ëndërruar një lidhje të mundshme.