Një grua ka sfiduar mjekët të cilët i thanë se i kishin mbetur disa javë jetë për shkak të peshës së saj.
Suzanne Evans peshonte më shumë se 130 kilogramë dhe përdorte një karrige me rrota për vite me radhë sepse e ksihte shumë të vështirë të ecte.
Mjekët i thanë 40-vjeçares se veshkat dhe mëlçia e saj po ndalonin së funksionuari dhe zemra e saj ishte nën një presion pothuajse të padurueshëm.
E për këtë aryse, nëna e dy fëmijëve e ‘dinte se diçka duhej të ndryshonte’. Ajo u përpoq që të luftonte me kilogramët e tepërt dhe tani peshon vetëm 58 kg.
Sipas saj, meritë për këtë ka ndryshimi që bëri në dietën e saj, e cila tani është plot me fruta dhe perime, si dhe ushqime të gatuara në shtëpi.
“Kur shikon në sytë e mjekut dhe vëren se janë të frikësuar, e di që je në telashe. Ishte ndjesia më e keqe dhe unë isha në vendin më të keq. Nuk doja të isha aq e shëndoshë. Mjekët thanë se isha shumë e sëmurë për shkak të peshës sime, por ata nuk kishin besim tek unë se do të luftoja kaq shumë për të humbur peshën. Ata menduan se dëmi ishte bërë”, kujton Suzanne.
Teksa mori vesh se organet e saj ishin në rrezik, ajo u shqetësua për djemtë e saj, atëherë 10 dhe 13 vjeç. Për këtë arsye, ajo vendosi që të regjistronte një video ‘që t’a shikonin nëse nuk do ishte më aty’.
Kjo dhimbje, së bashku me humbjen e babait të saj, Tony-t, e inkurajoi Suzanne-n të humbiste peshën e saj dhe të rishikonte dietën e saj.
Nëna luftoi me varësinë ndaj sheqerit, e ngadalë filloi të humbiste kilogramët. E kur mjeku e pa të ecte pa ndihmë për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohore, ai qau.
Suzanne, nga Hereford, tha: “Fillova ta përfshija ecjen në rutinën time të përditshme. Fillimisht me pak hapa pastaj arrita të nxirrja edhe qenin për shëtitje.
Mjeku im qau një vit më vonë kur hyra në kirurgji. Ishte hera e parë që më kishin parë të ecja pas një kohe të gjatë… Njerëzit e kanë vënë re humbjen time në peshë dhe më pyesin se çfarë kam bërë për të humbur kaq shumë peshë. Unë u them atyre se gjithçka është falë vendosmërisë, vullnetit dhe Slimming World. Thjesht mora vendimin për të ndryshuar jetën time dhe për të jetuar… Jam shumë krenare për veten time që e bëra të ndodhte”.