Modelja e famshme, Adriana Lima, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto tërheqëse, duke pozuar e mbështjellë me peshqir në krevat.
Ajo publikoi imazhe në Instagram, ku tregon se si po kalon muajin shkurt në Los Angeles.
Në disa prej fotove, Lima shfaqet duke pirë kafen e mëngjesit, ndërsa në të tjera ka treguar rutinën e saj të stërvitjes.
Gjithashtu, modelja ndau edhe pamje të peizazheve të diellit, duke zbuluar atmosferën e ngrohtë dhe diellore të qytetit.





