Modelja e famsahme, Gigi Hadid, është kujdesur gjithmonë mos ta ekspozojë vajzën e saj të vogël në rrjetet sociale apo edhe në daljet e saj, ndonëse mamaja e saj Yolanda ia ka prishur pak planin.
Në një kohë kur ylli i pasarelave ruante privatësinë e së voglës duke mos ia shfaqur fytyrën, e ëma nuk kujdesej për të njëjtën gjë kur dilte në publik me të dhe disa herë është fotografuar nga paparacët.
Së fundmi, rregullin e ka kthyer edhe vetë Gigi, e cila është fotografuar me të voglën e saj në një park. Mami sportive, ndërsa goca e veshur më një fustan, dyshja duken se po kalojnë kohë cilësore me njëra-tjetrën.
Kujtojmë që Gigi Hadid është bërë nënë për herë të parë në shtator të 2020, nga marrëdhënia e saj shumëvjeçare me Zayn Malik. E vogla e dyshes së njohur quhet Khai.