Modelja e njohr shqiptare, Diellza Kolgeci, prej disa vitesh ka jetuar në Nju Jork. Më pas ajo vendosi që të rikthehej në atdheun e saj, Kosovë, ku krijoi edhe familjen e saj.
Një ditë më pare, Diellza ka zbuluar se pse është kthyer në vendlindje. Nëpërmjet një postimi në profiling e "Faacebook"-ut, ajo shprehet se erdhi në Kosovë me shpresën se vendi i saj do të bëhet më mirë.
Në postimin e gjatë, Diella shkruan se dashuria për vendin e saj e bëri që të kthehej, edhe pse ajo kishte mundësi që vajzën ta lindte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Jam kthyer nga New Yorku me shpresen qe ne Kosoven tone do te behet mire, cdo vit kam besuar dhe shpresuar. Sa e sa here ne shoqeri eshte fol me negativizem per jeten ne Kosove e une cdo here kam qene ajo qe kam shpresuar qe do te behet mire dhe se ne duhet te kontribojme, te punojme e te jetojme ne Kosoven tone.
Tani prej se jam bere nene, prioriteti im eshte Helena ime andaj me shume se kurre po shpresoj qe kete here vertet Kosova do te ndryshoje per te mire, dua qe Helena kur te rritet shoqe e shoket e saj te jane femije qe do te krenohen qe i kane prinderit arsimtar, mesues, profesor, mjek, puntor e njerez te ndershem. Si kurre me pare une shpresoj qe kete here do te ndryshoje per te mire situata ne Kosove dhe qe populli nuk do te ik me nga ky vend.
Kam pas mundesi qe Helenen ta lind ne New York dhe te jetoj atje por kjo shpresa ime e forte dhe dashuria e madhe qe kam per Kosoven me ka bere qe te besoj qe une dhe gjithe te tjeret duhet te jetojm ne Kosove. Kete here si KURRE me pare dua qe ky ndryshim te mos na deshperoje", shkruan Diellza.
[gallery ids="867499,867501,867498,867502,867503,867504,867505,867506,867507,867508,867509,867510,867511,867512,867513,867514,867515"]