Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë dhe duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën e saj. Deri tani, Vuthaj nuk ka reaguar publikisht për këtë moment të rëndësishëm.

Gjatë muajve të shtatzënisë, ajo preferoi ta mbajë këtë periudhë kryesisht private, duke ndarë shumë pak detaje me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Megjithatë, në fillim të këtij viti, Vuthaj publikoi disa fotografi në profilin e saj në rrjete sociale, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar në mënyrë të ëmbël pritjen e fëmijës. Postimet u pritën me shumë urime dhe komente pozitive nga fansat dhe miqtë e saj.

Prej vitesh, Agnesa Vuthaj është një nga figurat më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar. Fillimisht ajo u bë e famshme pasi fitoi titullin Miss Kosova, ndërsa më pas ndërtoi një karrierë të suksesshme si sipërmarrëse dhe personazh publik.