Modelja e njohur shqiptare Kristina Baki është shtatzënë për herë të dytë. Thashethemet dolën disa muaj më parë por vetëm në fund të këtij rrugëtimi të ëmbël, Baki ka zbuluar se familja e saj po rritet. Bukuroshja ka postuar një foto teksa shihet me barkun e rrumbullakosur dhe vajzën ndërsa partneri e përqafon.

“Më shumë dashuri, më shumë jetë. Familja jonë po rritet”-ka shkruar Kristina, pa zbuluar gjininë e bebit. Rikujtojmë se Baki u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2022, me një vajzë të cilën e quajtën Siera.

View this post on Instagram

A post shared by Kristina (@kristinabaki)