E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka. Ajo ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por duke zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj private…
Do zgjidhje të kaloje jetën me një djalë që merret me punë të pista por ka nivel shumë të lartë financiar, apo një djalë që jeton në fshat dhe ka lopë e merret me bujqësi dhe blegtori?
Do jem shumë e sinqertë sepse e kam bezdi të qenurit e fshehtë dhe të bëj moral. Djalin në fshat me lopë dhe me bujqësi, nuk ka asgjë të keqe, por nuk është preferenca ime. Unë jam një vajzë që jam rritur në qytet dhe nuk kam pasur lidhje kurrë me lopët, apo me bujqësinë, gjë që nuk ka asgjë të keqe.
Por dhe djali me para të pista nuk më pëlqen. Është jo stabilitet, nuk ka qëndrueshmëri, nuk ka siguri në jetë dhe i përket një bote shumë problematike që sjell shumë polemika që janë çështje më të mëdha.
Por gjithsesi, nuk do jetoja në fshat, do jetoja në një vend tjetër, me këtë djalin tjetër.
Po nëse nuk do të zgjidhje asnjërin nga këta të dy, kë do zgjidhje?
Do zgjidhja mashkullin ideal në mendjen time, që është një mashkull i formuar, me biznes, me para të pastra, me ekonomi të pastër.
