Falë formave të saj bombastike, Demi Rose ka plot 13.8 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.
Modelja britanike është një nga femrat më seksi e më të lakmuara në “Instagram”, falë edhe pozave shumë seksi e provokuese.
Por mesa duket pamja e saj fizike është thjesht fryt i operacioneve plastike. Nga fotot e vjetra, duket qartë se 25-vjeçarja ka bërë ndërhyrje gjatë këtyre viteve, derisa ka arritur format që ajo dëshironte.
Tani fansat e saj të shumtë mund të zhgënjehen pak me fotot e saj të vjetra para se të ndërhynte me thikë në të pasme, hundë, buzë e ndoshta dhe në gjoks.