Ditën e sotme në “E Diell” në Top Channel në rubrikën Trotuar është diskutuar në lidhje me mitin e standardeve të bukurisë dhe se çfarë fshihet vërtetë pas ekraneve. Teksa kanë qenë duke diskutuar në panelin e të ftuarve kur u pyet nga Nevina, Bledi u shpreh se ka bërë botoks jo për të qenë një tjetër person dhe për të ndryshuar fizikisht, por për t’u ndjerë më i përmirësuar dhe më i përmbajtur.
Unë kam bërë botox, dy herë deri tani por nuk kam mbjellë flokët megjithëse ma kanë ofruar këtë gjë falas, nuk kam bërë operacione plastike si përshembull qeskat e syve që unë e kam patur një problem që i ri dhe për shkak të regjimit që kam. Unë nuk kam pranuar sepse dua t’i qëndroj dhe asaj që thashë më herët. Pra të jetë Bledi por i mirëmbajtur dhe i përmirësuar, jo një Bledi tjetër.
Më pas kur Nevina e pyeti nëse paragjykohen çunat që kujdesen për veten, Bledi u përgjigj duke thënë:
Besoj që jo, në këtë kohë jo. Fillimisht kur kam bërë botoks këtu e disa vite më parë më masakruan me mesazhe, por mua nuk është se më bën përshtypje.

