Pasditen e djeshme ka nisur sezoni i ri i emisionit “Ftesë në 5”, në Top Channel. Puntata e parë nisi me shumë energji, muzikë dhe mungesa. Mungesa që në fakt nuk zgjati përtej disa sekondave.
Me një hyrje ndryshe nga vitet e mëparshme, ‘Ftesë në 5’ dje është hapur me këngën virale të verës 2024, nga Ervis Behari dhe Deivis Myslymi, “Kshu më mërzit mua”.

Pas momentit të hareshëm, djemve në studio u është bashkuar edhe moderatorja e njohur, Bieta Sulo, e cila ka pohuar se nuk mërzitet asnjëherë nëse janë të ftuarit special aty.