Babai i moderatores së njohur, Vilma Masha, ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Vilma përmes një postimi në “Instastory”.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me babanë, në ditën kur ai e ka shoqëruar në altar. Me foton e bukur, Vilmës i është dashur që të njoftojë të gjithë për humbjen e tij.
“Babiiii, babi im i shtrenjtë nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë”, shkruan moderatorja e njohur në foto.