Evi Reçi dhe Bora Faira triumfuan me “Nata Sonte”, duke fituar çmimin “Best Human–AI Collaboration” në Cannes. Një moment historik për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe inteligjencës artificiale. Evi Reçi dhe Bora Faira janë fitueset e çmimit “Best Human–AI Collaboration” në Cannes, falë projektit të tyre inovativ “Nata Sonte”.

Fitorja shënon çmimin e parë për Shqipërinë në këtë festival, duke e vendosur projektin shqiptar mes krijimeve të vlerësuara ndërkombëtarisht për mënyrën se si ndërthur artin, muzikën dhe inteligjencën artificiale.