Këngëtarja e famshme, Katy Perry, përjetoi një moment paniku gjatë një koncerti në Australi. Në një moment topi gjigant metalik ku ishte ngjitur nisi që të anohej rrezikshëm.
Ylli i muzikës u kap fort pas strukturës, ndërsa stafi ndaloi gjithçka për t’a shpëtuar situatën.
I was really scared 😢 pic.twitter.com/FpSPN1EIX2
— nasty (@aquitter25) June 29, 2025
Nga ana tjetër, fansat u trembën, por gjithçka përfundoi pa lëndime. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, këngëtarja tjetër e famshme, Beyonce, kaloi një situatë të ngjashme me makinën e saj fluturuese në Houston.
Për rastësi apo jo, rekuizitat “e varura” po bëhen makthet e artistëve në skenë.