Rogerti u surprizua mbrëmjen e sotme nga bashkëshortja e tij, Enxhi, dhe djali i tyre i vogël, Marlon.
I prekur dhe me lot në sy, Rogerti tregoi se dashuria e tyre ka qenë me shikim të parë.
“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Enxhi më ka shpëtuar jetën. Ka besuar tek unë edhe kur e ka ditur që gjërat nuk do të dilnin mirë. Normalisht, kam edhe fajet e mia, por jetën e jap për të. E dua fort. Më ka ndryshuar jetën për mirë,” tha Rogerti për bashkëshorten.
Nga ana tjetër, e shoqja tha: “Kam ardhur me djalin për të të dhënë kurajo që të vazhdosh.”
