Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar.


Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ndan herë pas here fotografi ose video ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.


 E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka postuar një foto në “Instastory”. Ata ndodhen në makinë dhe Ermali shfaqet duke tentuar që të puthë Rezartën, e cila këtë moment intim e ka kapur në një “selfie”.



“Por fillimisht më lërë të bëjë një selfie”, shkruan këngëtarja sipër fotos. Ndërkohë kujtojmë që çifti kanë një vajzë, e cila pak ditë më parë shkoi në klasën e parë.


“Te duam aq shume sa nuk e dinim qe shpirti mund te donte. Gezuar diten e 1 te shkolles bebja jone, mami dhe babi nuk mund te enderronin me bukur sesa zoti i dhuroj”, u shpreh Rezi për të bijën.