Jozi dhe Loredana kanë ndarë disa çaste romantike teksa kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në shtrat në mëngjes.

Loredana ishte ajo që u zgjua e para nga gjumi dhe më pas shkoi tre krevati i Jozit dhe u shtri pranë tij.

Për disa minuta ata kanë qëndruar të përqafuar, pa folur asnjë fjalë me njëri-tjetrin. Herë pas here ajo e puthte në ballë Jozin.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe mbrëmë. Dy banorët e “Big Brother VIP 4” kanë qëndruar në krahët e njëri-tjetrit, ku në një moment Jozi i është drejtuar Loredanës duke i thënë:  

“E kupton që vetëm ti më zbut, sa qejf të kam”.

Kujtojmë se që prej ditëve të para të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dy konkurrentët kanë shfaqur pëlqim për njëri-tjetrin, megjithatë mes tyre nuk kanë munguar debatet dhe mosmarrëveshjet.