Mëngjesin e sotëm, Brikena dhe Mateo kanë patur një sqarim të gjatë me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Banori ishte i mërzitur me të pasi ajo kishte patur një bisedë me Rogertin, si dhe kishte dalë duke ecur me arushin e Artanit. Duke qenë se Mateo debaton herë pas here me ta, nuk i pëlqen që Brikena të bisedojë me dy banorët në lidhje me raportin e tyre.
Brikena i sqaroi se kur bisedon qetë me Artanin, Rogertin apo këdo banor në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në asnjë moment nuk flet keq për të apo për raportin e tyre.
Pas sqarimit të tyre, Brikena i dha një përqafim Mateos, i cili më pasi i kapi dorën. Fillimisht ajo hezitoi pasi i tha se ‘tani nuk dua se nuk e meriton’, por Mateo këmbënguli dhe ia mbajti dorën.



