Këngëtarja e famshme britanike, Jessie J, ka ndarë me 14 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi dhe video teksa ajo ndodhet në spital. 37-vjeçarja i realizoi këto pamje gjatë 48 orëve të fundit të trajtimit të saj.
Ylli i muzikës njoftoi para disa ditësh se është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe menjëherë pas këtij lajmi mbajti edhe performancën e saj të fundit para trajtimit.
Ndërkohë së fundmi, Jessie J ka vendosur të flasë hapur rreth asaj se si shkoi operacioni dhe të ndajë disa nga momentet e saj të vështira.
Në disa foto dhe video, këngëtarja e famshme shihet duke qarë në shtratin e spitalit ndërsa bashkëshorti i saj, Chanan, duke e mbështetur. Ajo gjithashtu ndau imazhe edhe me djalin e saj, Sky Safir.
“Paralajmërim për gjak. Ky postim përmban disa nga uljet dhe ngritjet e 48 orëve të fundit. Gjithmonë do të tregoj pjesët e mira dhe të vështira të çdo udhëtimi që kaloj”, shkruan ajo krahas postimit.
Pastaj falënderoi mjekun e saj dhe të gjitha infermieret që u kujdesën për të, si dhe të gjithë ata që e vizituan.
“Jam mirënjohëse ndaj mjekut/kirurgut tim dhe të gjitha infermierëve që u kujdesën për mua, si dhe familjes dhe miqve të mi që erdhën të më vizitonin. Tani jam në shtëpi, duke pushuar dhe duke pritur rezultatet”, vijoi Jessie J.