Një përplasje mes banorëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, pas një diskutimi të ndezur mes Gjestit dhe Vserlonit.
Tensionet nisën kur Gjesti kritikoi përdorimin nga Vserloni i termit “modele bullgare”, duke kërkuar llogari për etiketime të tilla.
Gjesti u mundua të justifikonte fjalët e tij, por gjatë debatit bëri një gafë të rëndë në fushën e gjeografisë. Ai është shprehur se:
Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!
– një deklaratë që e kundërshtoi Rozana, e cila e korrigjoi duke theksuar se kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia.
Pavarësisht korrigjimit, Gjesti këmbënguli në qëndrimin e tij, diçka që ka shkaktuar të qeshura por dhe kritika nga ndjekës jashtë.
