Banorët e “Big Brother VIP” kanë nisur zyrtarisht provën javore, e cila konsiston me vendosjen e një varke mbi ujë.

Siç thuhet në rregulloren e lojës, varka ka një tapë, e cila duhet hequr sapo banorët të jenë mbi të. Pas këtij momenti varka do fillojë të mbushet me ujë.

Që mjeti lundrues mos të fundoset, banorët do kenë në dispozicion dy kova për të nxjerrë ujin që futet në të. Yjet menjëherë janë ndarë në grupe me nga katër anëtarë dhe grupi i parë ka dështuar.

Sheila, Beniada, Iliri dhe Arjola kanë hipur në varkë, mirëpo nuk ia kanë dalë me sukses. Varka është përmbysur dhe të katërt kanë rënë në ujë.

Banorët e tjerë i kanë ndihmuar për të dalë jashtë dhe në sy ka rënë Sabiani i cili e ka kapur Sheilën për flokësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)