Aktualisht është në një moment të artë të karrierës së saj, kjo për shkak se do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”. Është fjala për Ronela Hajatin, e cila po shijon gjithashtu edhe koncertet e ndryshme.

Por së fundmi i ka ndodhur diçka e papritur teksa po performonte në një koncert. Teksa ndodhej në skenë e po këndonte një nga këngët e saj, Ronala gjithashtu po kërcente dhe në një moment është rrëzuar.

Për fat të mirë, këngëtarja e njohur nuk ka pasur dëmtime, vetëm sa ka shkaktuara të qeshura në sallë.

Ndërkaq menjëherë sigurimi i lokalit është munduar ta ngrejë menjëherë Ronelën, që duhet thënë iu deshën disa sekonda deri sa të vijonte me performancën e saj.