Një nënë është përballur me një nga momentet më të dhimbshme si prind, pasi asnjë person nuk u shfaq në festën e ditëlindjes së vajzës së saj të vogël, pavarësisht përgatitjeve dhe shpenzimeve të shumta. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë gruan duke qarë në një dhomë të zbukuruar me tullumbace rozë, tavolina të shtruara dhe dhurata të paprekura.

Nëna shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e saj Camille, ndërsa shpreh zhgënjimin dhe zemërimin për mungesën totale të të ftuarve, përfshirë edhe anëtarë të familjes. Ajo tregon se kishte përgatitur ushqime, dekorime, dhurata dhe çanta surprizë për fëmijët që pritej të vinin.

Sipas saj, ajo dhe fëmijët e saj gjithmonë marrin pjesë në festa të tjera ditëlindjesh dhe nuk shkojnë kurrë pa dhurata. Mungesa e të gjithëve në këtë rast e ka lënduar thellë, duke theksuar se nuk do ta kishte organizuar festën nëse do ta dinte se askush nuk do të vinte.

Videoja ka arritur miliona shikime brenda pak ditësh dhe ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, ku mijëra persona kanë shprehur solidaritet me nënën dhe kanë kritikuar ashpër sjelljen e miqve dhe familjarëve që munguan.