
Gjatë javës së kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë ndodhur shumë ngjarje që ka bërë që të krijohen shumë sherre. Monika Lubonja dhe Fifi vendosën që të organizonin një plan, gjatë së cilës ato do insekononin debate mes tyre, si një mënyrë për të “trazuar” pak atmosferën brenda shtëpisë.
E gjithë kjo situatë solli si pasojë revoltën e disa prej banorëve, pasi u ndjenë të përdorur dhe të ofenduar nga shqetësimet e shkaktuara.
View this post on Instagram
Komentet gjatë spektaklit të së martës duket se e kanë prekur shumë Monikën, e cila u mundua që të sqaronte përpara banorëve dhe publikut se e gjitha lindi si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të Fifit.
“E bëra për Fifin që ajo të ndihej pak më mirë, ndjesë sepse situate doli nga kontrolli”, tha aktorja e njohur.
Ndërkohë as përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, nga gjithë tensioni i përjetuar, Monika ka shpërthyer në lot teksa ndodhet me Semin, Sabianin, Granitin dhe Arditin në shtëpinë e dënimit.
Sabiani dhe Graniti ishin ata që tentuan t ngushëllonin dhe qetësonin. Ndërkohë edhe nga pjesa tjetër e shtëpisë u dëgjuan të qarat e Monikës. Teksa Fifi, Paloma dhe Einxhel po bënin thashetheme në lavanderi dëgjohen të bërtiturat nga shtëpia e dënimit.
“Po zihen këta. Po qan Monika”, thotë Paloma, ndërsa Fifi: “Më plas se është Monika”.