Alfred Cako dhe Bledi Mane të  cilët janë pjesë e panelit të “Rrethi Katror” në “E Diell”, janë përfshirë dje në një debat.

Deklarata e Cakos që tha se në Britani ka më shumë të dënuar politikë se sa në Rusi, bëri që Mani t’i thoshte ‘pse nuk shkon ti të jetosh në Moskë’.

Alfred Cako u përgjigj me sportivitet duke thënë shprehjen popullore ‘guri i rëndë në vend të vetë’, ndërsa shtoi se në vitin 1999 ka marrë propozim për të shkuar në Amerikë me një rrogë 120 mijë dollarë, por e refuzoi.

Pjesë nga debati:

Zeka: Nuk e kuptoj pse Putin nuk e vendos këtë ambasador në Tiranë

Manushi: Prit, ka plane të tjera ai. Po punon me Trump për momentin.

Cako: Unë do bëhem president i Shqipërisë o vëlla. Një analist në një emision tha se në Britani ka mbi një mijë të dënuar politikë, ndërsa në Rusi ka 300 e ca.

Mane: Pse nuk shkon ti të jetosh në Moskë.

Cako: Guri i rëndë në vend të vetë. Mua më kanë propozuar që të më çonte në Amerikë në ’99 dhe s’kam shkuar. Dhe me rrogë fenomenale.

Mane: Vërtetë s’ke pranuar? Pse refuzove?

Cako: Ka qenë rroga 120 mijë dollarë në 1999.