
Së shpejti ajo do të vijë me një bashkëpunim me reperin e njohur, Stresi, dhe fansat po e presin me padurim këngën e tyre.
Është fjala për këngëtaren, Morena Taraku, e cila gjithashtu kthen sytë e fansave nga vetja edhe përmes postimeve të ndryshme në rrjetet e saj sociale.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa në “Instastory” ka publikuar një video ku shfaqet me bikini, mjaft seksi e provokuese.
Morena shfaqet teksa shijon rrezet e diellit nga oborri i vilës së saj në Turqi. Me këto imazhe, ajo ngacmoi imagjinatën e ndjekësve dhe dukej edhe më tërheqëse duke lënë një pullë të pa mbërthyer të bikinëve.

Kjo nuk është hera e parë që Morena bën një postim të tillë, pasi ajo herë pas here në “Instagram”-in e saj publikon foto ose video shumë provokuese me bikini apo edhe me veshje ekstravagante.




