“Doni të më shihni duke kërcyer?”. Kështu e hapi performancën e saj Noa Kirel, përfaqësuesja e Izraelit mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2023”.
22-vjeçarja nga Izraeli ka kënduar “Unicorn” dhe ka magjepsur shikuesit dhe të pranishmit në sallë të cilët u elektrizuan nga interpretimi i saj.
Pas asaj performance emri i saj është në trend në “majë” të kërkimit dhe lajmet nga Liverpool e duan atë të “ngjitet” në top 5-shen.
View this post on Instagram
Por kush është Noa Kirel?
Në vendlindjen e saj në Izrael, Noa është një nga yjet më të mëdhenj me një audiencë të lakmueshme për moshën e saj.
E lindur më 10 prill 2001 në Ra’anana të Izraelit, Noa Kirel e tregoi pasionin e saj për të performuar që në moshë shumë të hershme. Kur ishte vetëm 8 vjeç, ajo filloi të merrte mësime kënge dhe kërcimi dhe shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e profesionistëve të industrisë. Në vitin 2017, kur mori pjesë në ciklin e parë të reality shoë-t të njohur izraelit “The Next Star”.
Pas “ext Star”, që ishte një pikë kthese në karrierën e saj, ajo publikoi këngën e saj të parë, “Drum”, në bashkëpunim me bashkatdhetarin dhe reperin, Gil Hadad. Kënga ishte një hit i menjëhershëm, duke e katapultuar Noa-n në qendër të vëmendjes dhe duke mbledhur miliona shikime në YouTube.
Për momentin, llogaria e saj në “Instagram” numëron 1.4 milionë ndjekës, numër ky që pas pjesëmarrjes në Eurovizion dhe performancës së saj tingëlluese pritet të rritet.