Dua Lipa duket e ashpër me një trup të kuq të ndezur teksa performon në Tiranë në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë për shfaqjen e fundit të turneut të saj Future Nostalgia.

Lajmi se këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka marrë nënshtetësinë shqiptare ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja. CNN i ka dedikuar një artikull artistes me famë botërore, ku shkruan:

“Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare për përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj tha se Lipa, vajza e emigrantëve shqiptarë, e ka bërë vendin krenar”.

“Lipa lindi në Londër nga prindërit e saj emigrantë dhe në vitin 2016, këngëtarja dhe babai i saj bashkëthemeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde nga koncertet vjetore të mbajtura në vendlindjen e saj në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përballen me vështirësi financiare.

Shtetësia e saj shqiptare vjen në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane”, shkruan CCN.

Por jo vetëm kaq, pasi “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull në lidhje me koncertin e mbajtur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”. Teksa ka postuar disa nga fotografitë më të bukura nga performanca elektrizuese e yllit të muzikës, media britanike shkruan:

“Ajo mori nënshtetësinë shqiptare të dielën. Dhe të hënën mbrëma, Dua Lipa, 26 vjeçe, performoi në Shqipëri për koncertin e fundit të turneut të saj ‘Future Nostalgia’.

Ylli i popit magjepsi fansat e mbledhur në sheshin Skënderbej të Tiranës, me aftësitë e saj vokale dhe lëvizjet energjike të kërcimit, teksa prodhoi hitet e saj në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”.