Teksa u konfirmua fitorja historike e Donald Trump, nuk kanë munguar urimet nga familjarët e tij. Mbesa e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kai, ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale.

17-vjeçarja u shfaq mahnitëse me një fustan vezullues në skenën ku Trump mbajti edhe fjalimin e tij të parë si fitues i këtyre zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Ndërkohë në rrjetet sociale, adoleshentja postoi një fotografi përkrah Trump dhe krahas kësaj poze shkruante:

“Askush nuk punon më shumë dhe nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan. Urime gjysh, të dua!”.

Në disa foto të tjera mbesa e presidentit u shfaq krah mamasë së saj,  vajzës së Trumpit dhe pjesës tjetër të familjes të cilët dëgjonin fjalimin e fitores historike.

Kujtojmë se Donald Trump ka pesë fëmijë dhe dhjetë nipër e mbesa dhe pret edhe një. Vajza e tij Tiffany është në pritje të fëmijës së saj të parë me burrin Michael, ndërsa Don Jr ka pesë fëmijë nga martesa e tij e parë me Vanessa. Disa nga nipërit e tjerë të tij, si Tristan dhe Spencer, nuk morën pjesë në fjalimin.