Dasma madhështore e Genar Topallit dhe Cindy Marinës ka marrë një vëmendje të madhe për shkak të luksit. Madje është përfolur se ka kushtuar 500 mijë euro.

Në postimin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për dasmën e të birit, ndjekësit kanë komentuar shumë luksin e ceremonisë.

“Ministria e Drejtësisë, bëni verifikimet se nuk ka kuptim te besh dasme 500 mije euro”, shkruan një komentues në postimin e Topallit.

I ftuar dje në “Ftesë në 5”, Eduart Deda ka treguar disa detaje nga dasma në fjalë dhe u shpreh se nuk qenë kaq e kushtueshme sa po përflitet.

“Kam qenë në Amerikë dhe në Shqipëri në dasma më të shtrenjta, shumë më të shtrenjta”, tha producenti i njohur.

Ai gjithashtu u shpreh se Jozefina Topalli vjen nga një prej familjeve më të pasura në Shkodër, e madje ‘është kursyer shumë’.

Madje duke qeshur vijoi duke thënë:

“Jozefina Topalli nuk ka qenë ndonjëherë ministre, ka punuar në shtet, por vjen nga familjet më të pasura të Shkodrës. Nëse nuk bën Jozefina Topalli një dasmë për djalin e vet, asaj mos i gëzoftë as pasurinë, madje ka kursyer shumë”.

“Sepse vjen nga familjet ndër më të pasurat, më me prona në Shkodër. Jozefina Topalli nuk është nga ato personazhet që është bërë e pasur sot. Janë tregtarë me shekuj, pasanik me shekuj. Nuk ka ngelur tani për të diskutuar ne se sa ka paguar pjatën. Turp e faqja e zezë”, përfundoi producenti i njohur.