Ndodh shpesh që përdoruesit e rrjeteve sociale të krahasojnë veten me blogeret, modelet apo influencueset që shohin në internet. Por një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, pasi yjet e rrjeteve sociale zakonisht tregojnë vetëm momentet e bukura, festat, veshjet apo udhëtimet luksoze.

E sikur të mos mjaftonte kaq, ato në shumicën e rasteve modifikojnë fotografitë që ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Por së fundmi, disa personazhe të njohur në rrjetet sociale, kanë vendosur që të luftojnë kundër këtyre standardeve jorealiste.

Këtu janë disa vajza bukuroshe që nuk kanë frikë të jenë “të vërteta” dhe të mos bëjnë make-up, duke treguar se ende duken shumë të bukura.

Isabelle Morris

Isabelle, e cila është një trajnere fitnesi, dëshiron t’u tregojë fansave se si duket “95% të rasteve”. Ajo ka postuar dy foto me bikini, ku njërën e ka modifikuar dhe duket me bark të tonifikur dhe tjetrën e ka lënë ashtu siç ishte.

Vetëm për shkak se Isabelle është një trajnere personale, kjo nuk do të thotë se trupi i saj është krejtësisht i sheshtë gjatë gjithë kohës. Ajo u ka bërë thirrje 86 mijë ndjekësve që të ‘mos gënjehen nga fotot me bikini që do të postohen gjatë kësaj vere në internet”.

Danielle

Ajo merret me palestër dhe ka më shumë se 107 mijë ndjekës në faqen e saj në “Instagram”.

Danielle ka bërë së fundmi një postim ku në njërën foto shihet trupi i saj elegant dhe me muskuj, ndërkohë në imazhin tjetër shfaqet teksa qëndron natyrshëm, gjë që e bënte trupin e saj të dukej krejtësisht ndryshe.

“Këshilla më e madhe që mund t’ju jap është… Mos e krahasoni realitetin tuaj me përmbajtjet e manipuluara, të modifikuara dhe të kontrolluara në Instagram”, ka këshilluar ajo ndjekësit e saj

Karina Irby

Dizajnerja australiane e rrobave të banjës njihet për fotot e saj të pa modifikuara në internet. 33-vjeçarja ka qenë shumë e hapur për fryrjen, celulitin dhe kilogramët e tepërt.