Që nga dita e djeshme banorët e “Big Brother VIP 5” po përballen me situata të ndryshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi janë në sfidën e mosreagimit.

Dita e sotme ka nisur për ta me një të ftuar të papritur, me këngëtarin e grupit të njohur muzikor “West Side Family”, Landi Hysi, i cili është mik i ngushtë i Mirit.

Landi hyri në shtëpi ku fillimisht pa Rogertin i cili ishte në living. Më pas ai hyri te dhoma e gjumit dhe kërkonte Mirin.

Ai i dha mbështetje dhe kurajo mikut të tij, i cili nuk reagoi dhe nuk ktheu asnjë përgjigje.

“Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fort! Fito dhe vetëm fito”, i tha Landi. E jo vetëm kaq, pasi në momentin që do largohej nga shtëpia, ai gjithashtu e këshilloi Mirin që të mos i pëlqejë asgjë tek asnjë vajzë brenda shtëpisë, duke e mbajtur fokusin te qëndrimi dhe strategjia e tij në lojë.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Por vizita e Landit nuk u limitua vetëm te Miri. Ai u kthye edhe te Selin me një kunjë të drejtpërdrejtë: “S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie. Mos i pëlqe asnjë gjë as një vajze,” duke shkaktuar të qeshura mes banorëve. Nga ana tjetër, Selin dëgjohet teksa thotë: “Oh Zot ça na gjeti, tenxherja kapakun!”.