Është diskutuar ditën e sotme në Shqipëria Live tema “ Pse shqiptarët u besojnë kaq shumë besëtytnive”.

Në studio për të folur mbi këtë temë ka qenë ndër të tjera dhe teologu Miron Cako.

Një ndër besëtytnitë më të përhapura mes njerëzve është dhe ekzistenca e shprehjeve të tilla si: Mos ikni natën në bahçe se shkel xhinde.

Për këtë shprehje dhe besëtytni të përhapura shumë mes njerëzve Cako është shprehur se edhe njerëzit ateistë e pranojnë ekzistencën e krijesave të cilat nuk shihen apo preken.

“Ateistët e pranojnë ekzistencën e tyre.

Kjo gjë e bën njeriun më supersticioz sepse nuk i shikon këto gjëra. Duke patur frikën e botës së padukshme njerëzit vendosin masat mbrojtëse, mos këtu, mos aty. “- tha Cako në studio.