Debatet mes Mirit dhe Selin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” janë mjaft të forta. Mbrëmë pas dasmës së Brikenës dhe Mateos, ata kanë patur një debat me njëri-tjetrin, pasi banorja e quajti atë ‘kërmill’.

Sipas Selin, gjatë dasmës ai ka qëndruar me dy opinionistët e këtij edicioni të pestë të BBV, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, duke i bërë furça.

Ndërkohë teksa ndodheshin jashtë, Selin i kthehet në një moment dhe i thotë mos më shkel syrin dhe ai i kundërpërgjigjet: “Ta shkel ty dhe kujt të dua unë”.

Pjesë nga debati:

Selin: Mos ma shkel mua syrin, shkelja Rogertit

Miri: Ta shkel ty dhe kujt të dua unë

Selin: Ça thua. Më trembe Miri

Miri: Për ça?

Selin e imiton: Ty dhe kujt të dua unë

Miri: Mos u shtrembëro

Selin: Të kam thënë dil jashtë, bli një pako fara, birrën ta jap unë

Miri: Do të ha dhe farat

Selin: Tako çunat te cepi i rrugës, ha fara dhe pi birra

Miri: Te cepi i rrugës e ku të dua unë

Selin: Bravo. Uuu me shokët, jo këtu në Big Brother

Miri: Ku të dua unë Selin

Rogerti: Shumë agresive Selin

Selin: Ça të them. Kam filluar të selektoj njerëzit, me kë dua të jem e mirë dhe me kë dua të jem agresive. Me Miri kërmillin që kam frikë mos e shtyp pa dashje, dua të jem… Thashë kërmilli duke u lëpirë shkon deri në finale por se fiton se ka arritur luanesha 100 herë para kërmillit.

Miri: Atë do ta shohësh.